​ LDK bëhet bashkë me Listën Serbe për ta rrëzuar qeverinë

​ LDK bëhet bashkë me Listën Serbe për ta rrëzuar qeverinë

Kush e humbi dokumentin origjinal të pavarësisë së Shqipërisë?

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas një takimi që ka mbajtur me kryesinë e partisë që ai udhëheq ka bërë të ditur nuk përjashtojnë mundësinë që të pranojnë votat e Listës serbe në mocionin për ta rrëzuar qeverinë Haradinaj.

Me këtë rast Mustafa tha se njëjtë kishte vepruar me qeverinë që ai dikur udhëhiqte edhe kryetari i PDK’së, Kadri Veseli.

“Po ne po vërejmë që po flitet shumë për këtë iniciativë ne kemi marrë iniciativën si LDK për mocion ne po ashtu të gjithë e dimë se pse jemi këtu se qeveria që unë kam drejtuar është rrëzuar me Listën Serbe me votat e tyre, sepse si duket Kadri Veseli ka tentuar të bëjë një vllaznim bashkim me ta”, deklaroi ai.

Në vazhdim ai tha se nuk përjashton bashkëpunimin me Listën Serbe.

“‘Ne kemi kërkuar nga partitë opozitare që të na përkrahin, po ashtu ne do bëjmë përpjekje që qeveria të rrëzohet me marrëveshje politike. Ne nuk do e përkashtojmë asnjë që i bashkangjitet kësaj kërkese të LDK-së”, theksoi Mustafa.

Po ashtu, ai tha se LDK vlerëson se nuk guxohet të fajësohet BE-në për liberalizimin e vizave por duhet të sigurohen vendet anëtare një nga një se Kosova do t’i përmbushë të gjitha kriteret.

Në këtë mbledhje, Isa Mustafa tha se është biseduar edhe për organizimin e këshillit të përgjithshëm te LDK-së dhe çështjet që do t’i diskutojmë në këshill../GazetaExpress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)