Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, në prag të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit ka bërë publik numrin me të cilin do të garojë – 113.
Me një mesazh të qartë dhe të drejtpërdrejtë, Ahmeti ka theksuar.
“113 është numri ynë për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Përtej fjalëve. Me punë për Lipjanin!”
Për kryetarin Ahmeti, ky nuk është vetëm një numër zgjedhor, por një simbol i vazhdimësisë së punës së deritanishme dhe projekteve të reja që synojnë zhvillimin e qytetit dhe fshatrave të Lipjanit.
Mesazhi i tij është i thjeshtë dhe i fuqishëm, qytetarët të mos votojnë për fjalë të mëdha, por për punë të kryera dhe rezultate të dukshme.
Ahmeti hyn në këtë garë me besimin se Lipjani meriton të ecë përpara, duke e dëshmuar se puna është vepra më e madhe politike.
COMMENTS