3-vjeçari vdiq natën e Vitit të Ri, i mbeti kokrra e rrushit në fyt

3-vjeçari vdiq natën e Vitit të Ri, i mbeti kokrra e rrushit në fyt

PA I BËRË ENDE NJË MUAJ MINISTRI BLEN TELEFON 930 EURO DHE DY TAKIME TË “JASHTËZAKONSHME”

Një tre vjeçar vdiq nga ngufatja, pasi hëngri 12 kokrra rrushi në mesnatë për të festuar Vitin e Ri në mënyrën tradicionale spanjolle.

Policia nxituan ta dërgojnë në spital vogëlushin, familja e të cilit janë emigrantë nga Ekuadori, por mjekët provuan pa sukses për një orë që ta kthenin atë në jetë.

Ai gëlltiti 12 kokrra rrushi, duke u ngufatur në mesnatë. Tradita spanjolle e ngrënies së rrushit mendohet se sjell fat në vitin që vjen, transmeton Gazeta Express.

Familjet normalisht nuk i lënë fëmijët e tyre të marrin pjesë në këtë traditë, pasi është e vështirë për ta t’i hanë kokrrat e rrushit shpejtë. Mjekët madje këshillojnë që njerëzit të kenë kujdes me kokrrat e rrushit, sidomos fëmijët, pasi për shkak të formës së tyre dhe butësisë, mund të bllokojnë lehtë rrugët e frymëmarrjes.

Mjekët rekomandojnë që t’i copëtoni përgjysmë kokrrat e rrushit, para se t’ua shërbeni fëmijëve.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)