9 raste të reja me Covid-19 në Lipjan

9 raste të reja me Covid-19 në Lipjan

Këshilli Komunal për MVDHFBGJ në Lipjan hap fushatën 16 ditore me moton “Ndal Dhunën në Familje dhe Jeto me dinjitet”

IKSHPK ka bërë të ditur se sot janë konfirmuar edhe 37 raste të reja me Covid-19 në Kosovë. Ndërkohë bëhet e ditur se edhe 21 persona janë shëruar pasi kanë dalë negativ në dy testet.

Rastet e reja janë raste kontakti dhe vijnë nga këto vendbanime: Nëntë (9) raste me vendbanim në Lipjan, tetë (8) raste me vendbanim në Pejë, gjashtë (6) raste me vendbanim në Prishtinë, pesë (5) raste me vendbanim në Skorobishtë-Prizren, katër (4) raste nga Komuna e Podujevës (sipas vendbanimit: dy (2) raste Podujevë dhe dy (2) raste Pollatë), dy (2) raste nga komuna e Zubin Potokut dhe nga një (1) rast vendbanimet: Pjetërshticë-Shtime, Stubëll-Viti dhe Zveçan.

IKSHPK bën thirrje që të respektohen rekomandimet e saj për mbajtje të distancës dhe higjienës në mënyrë që të kalojë më shpejt kjo krizë pandemie. /Express/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)