9 vjeçari lipjanas që fle me top e zgjohet për të mahnitur të gjithë: Ai po cilësohet si talent i jashtëzakonshëm

9 vjeçari lipjanas që fle me top e zgjohet për të mahnitur të gjithë: Ai po cilësohet si talent i jashtëzakonshëm

Muaji i Ramazanit, marketi ‘’7 Vëllezërit’’ në Lipjan ofron bukë falas për nevojtarët

Futbolli është ëndrra e miliona fëmijëve, por të paktë janë ata që nisin ta shijojnë sapo t’i marrin këmbët.

Ajan Murati që jeton në Kojskë të Lipjanit, veçse po shijon ëndrrën me top në këmbë. Ai po konsiderohet si një prej talentëve më premtues, shkruan Ulpianapress.

Siç shihet nga pamjet, Ajani është fantastik me topin, duke dribluar e duke bërë gjuajtje të menduara si me kokën e një të rrituri.

Shumë tifozë e njohës të futbollit, për Ajanin 9 vjeçar, kanë thënë se ka paraqitje dhe mendje të zhvilluar për topin, aq sa së shpejti presin të bëhet fytyra e Kombëtares së Kosovës.

Përveç pamjeve që tregojnë aftësitë e 9 vjeçarit, ka edhe fotografi që tregojnë se ai është i dashuruar marrëzisht pas kësaj loje.

Dhjetëra fanella, këpucë futbolli e top, gjenden përherë në dhomën e tij të gjumit. Ai shihet përherë me një fanelë në trup e top në dorë.

Ajani është fans i Barcelonës e idhull ka Casemeiron e Real Madridit, por mban fanela edhe të klubeve të tjera si Liverpool, Bayern e sigurisht edhe fanelën e Kosovës.

Video të tjera të Ajanit:

 

 

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)