PDK e Lipjanit hap zgjedhjet e brendshme me moton ‘Dekada e Re’

PDK e Lipjanit hap zgjedhjet e brendshme me moton ‘Dekada e Re’

Fitim Selimi uron besimtarët për Kurban Bajram

PDK e Lipjanit  ka njoftuar se ka nisur përgatitjet për zgjedhje të brendshme partiake në të gjitha nëndegët.

Përmes një deklarate lëshuar për media, Partia Demokratike e Kosovës dega në Lipjan ka falënderuar të gjitha strukturat për gatishmërinë që kanë shprehur deri më tani për kontributin e tyre në aktivitetet e degës duke shprehur mirënjohjen për vullnetin e vazhdueshëm të gjithëve për të përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë që ua ka besuar subjekti, njofton Ulpianapress.

Me këtë rast, Kryetarja në detyrë e degës Selvije Halimi tha se strukturat e PDK-së tash e 18 vite dhe tash e dy vite me Kryetarin Kadri Veseli kanë dëshmuar se janë bazamenti i fuqishëm për fitoret e njëpasnjëshme.Fotografia e PDK - Dega Lipjan

”Strukturat e PDK-së dhe tash e 18 vite dhe tash e dy vite me Kryetarin Kadri Veseli kanë dëshmuar se janë bazamenti i fuqishëm për fitoret e njëpasnjëshme në komunën tonë.Tani jemi në fazën e procesit të brendshëm zgjedhor të subjektit tonë politik dhe kam bindje të plotë se prurjet e reja brenda radhëve të PDK-së garantojnë një strukturë të fuqishme për të rikthyer fitoren qytetatëve në komunën tonë.Motoja e re e ‘Dekada e re’ ngërthen në vete besim, zhvillim, integrim në shërbim të qytetarëve dhe vendin në përgjithësi”.Fotografia e PDK - Dega Lipjan

Tutje, nënkryetari i PDK-së së Lipjanit falenderoi strukturat për gatishmërinë që kanë shprehur deri më tani për të dhënë kontributin e tyre në aktivitetet e degës dhe shprehi mirënjohjen për vullnetin e vazhdueshëm të gjithëve për të përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë që ua ka besuar subjekti.Fotografia e PDK - Dega Lipjan

Meqë këto zgjedhje do të fillojnë me zgjedhjet në strukturat e Rinisë Demokratike, Kryetari i RDK-së në Lipjan Hyzer Rizani tha se strukturat e RDK-së në Lipjan janë tē pregaditura për të iu përgjigjur këtyre zgjedhjeve dhe shprehi bindje të plotë që edhe kësaj radhe PDK do të dëshmoj popullatitetin dhe fuqinë më të madhe politike në vend./Ulpianapress.

Deklarata e plotë e PDK-së së Lipjanit:

‘’Sot është mbajtur takim me strukturat e degës së PDK-së në Lipjan, për të hapur solemnisht zgjedhjet e brendëshme.

Me këtë rast, Kryetarja në detyrë e degës znj. Selvije Halimi tha ”Strukturat e PDK-së dhe tash e 18 vite dhe tash e dy vite me Kryetarin Kadri Veseli kanë dëshmuar se janë bazamenti i fuqishëm për fitoret e njëpasnjëshme në komunën tonë.

Tani jemi në fazën e procesit të brendshëm zgjedhor të subjektit tonë politik dhe kam bindje të plotë se prurjet e reja brenda radhëve të PDK-së garantojnë një strukturë të fuqishme për të rikthyer fitoren qytetatëve në komunën tonë.

Motoja e re e PDK-së’Dekada e re’ ngërthen në vete besim, zhvillim, integrim në shërbim të qytetarëve dhe vendin në përgjithësi”.

Ajo poashtu njoftoi strukturat se që nga java e ardhëshme do të fillojnë zgjedhjet në strukturat e Rinisë Demokratike fillimisht, për të vazhduar me zgjedhjet në strukturat e Gruas Demokratike dhe për të përfunduar me zgjedhjet e përgjithëshme në degë.

Ajo ftoi të gjithë qytetarët lipjanas që të i bashkohen PDK-së dhe të jenë pjesë e këtij procesi zgjedhor.

Nga ana tjetër, nënkryetari për çështje organizative z. Lulzim Rrustemi falenderoi strukturat për gatishmërinë që kanë shprehur deri më tani për të dhënë kontributin e tyre në aktivitetet e degës dhe shprehi mirënjohjen për vullnetin e vazhdueshëm të gjithëve për të përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë që ua ka besuar subjekti. Ai poashtu shtoi se �PDK ne kete proces të brendshëm zgjedhor ka tri objektiva: të zhvilloj një proces të hapur, demokratik në të gjitha nivelet dhe përmes këtij procesi zgjedhor të bëj reformë të thellë, të rris nivelin e demokracisë brenda PDK-së dhe muaji qershor ta gjej PDK-në të kompletuar me të gjitha strukturat e reja, me energji të reja, me cilesi të re, të gatshme për fillimin e Dekadës së re, për të rithyer PDK-në si forca e parë politike.

Ndërsa, nënkryetari z. Florent Hoxha bëri të ditur se dega e PDK-së është plotësisht e gatshme dhe e pregaditur për të zhvilluar një proces zgjedhor fer dhe demokratik, dhe si gjithëherë PDK do të dëshmoj që është partia më e madhe dhe më e organizuar në vend. Ai shtoi se sot po dëshmohet se vullneti i strukturave të degës është në nivel të lartë dhe se me angazhimin tonë do t’a rrisim këtë vullnet për të rritur edhe përkrahjen e qytetarëve karshi PDK-së.

Meqë këto zgjedhje do të fillojnë me zgjedhjet në strukturat e Rinisë Demokratike, Kryetari i RDK-së në Lipjan z. Hyzer Rizani tha se strukturat e RDK-së në Lipjan janë tē pregaditura për të iu përgjigjur këtyre zgjedhjeve dhe shprehi bindje të plotë që edhe kësaj radhe PDK do të dëshmoj popullatitetin dhe fuqinë më të madhe politike në vend.
Ai ftoi rininë të jenë pjesë e këtij procesi zgjedhor sepse rinia është promotori i PDK-së dhe bartësi i ndryshime e pozitive’’.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)