Paqe në stadiumin ‘’Sami Kelmendi’’ në Lipjan (Video)

Paqe në stadiumin ‘’Sami Kelmendi’’ në Lipjan (Video)

LDK i siguron 16 vende në Kuvendin e Lipjanit. Këta janë emrat e asamblistëve në komunën e Lipjanit

Derbi i Ligës së Dytë ndërmjet KF Ulpianës dhe Lepencit nuk prodhoi fitues në stadiumin ‘’Sami Kelmendi’’ në Lipjan në prani të një numri të madhë të shikuesëve.

Përkundër veshtirësive të mëdha fananciare dhe dorëheqjes së të gjithë kryesisë së KF Ulpianës, djelmoshat e drejtuar nga strategu i sukseseve Enver Duriqi dhe ndihmësi i tij Gazmend Osmani arritën ti tregojnë Lepencit se përforcimet e shumta që kanë bërë gjatë këtij afati kalimtari nuk do ti kryejnë punë në Lipjan sepse janë vetë lipjanasit ata që do ta dominojnë ndeshjen gjatë 90 minutave, njofton Ulpianapress.

Pas një fillimi të mbarë nga KF Ulpiana, Lepencit nuk u dëshën vetëm 8 minuta lojë, që ata pak tifozë kaçanikas që ishin të pranishëm në stadiumin “Sami Kelmendi” të kalonin në delirë, pas golit të Kujtim Qelit me një volej nga e djathta, i asistuar nga një kros i Ramush Ademit nga e majta.

Edhe pse ishin lipjanasit ata që e kërkuan më shumë golin, pas avantazhit që do t’i mbyllte përfundimisht diskutimet për vendin e tretë, pas Dardanës e Xërxës, kaçanikasit u tërhoqën në mbrojtje të rezultatit.

Futbollistët e lipjanas, që nuk kishin më se çfarë të humbisnin, u hodhën në sulm duke rrezikuar disa herë portën e Alban Miftarit, por Miftari mbeti i pathyeshëm, deri në minutën e 88, kur pas një ndërhyrje të palejushme në zonën e 16 mtershit, arbitri llapjan Tefik Maloku akordoi 11-metërsh për vendasit.

Nga penalltia, Ademi nuk gaboi, duke e hedhur në krah të kundërt portierin Miftari dhe duke barazuar shifrat në 1-1, rezultat me të cilin mbyllet krejt takimi.

Minutat e fundit ishin drithëruese për kaçanikasit, që e mbrojtën me të gjitha forcat rezultatin duke parë vrullin e klubit lipjanas dhe këmbnguljen e djelmoshave të Duriqit se në stadiumin ‘’Sami Kelmendi’’ nuk ka favorit tjetër përveq ekipit lipjanas./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)