Rrëfimet për ‘Plakat’ që Trazojnë Motin

Rrëfimet për ‘Plakat’ që Trazojnë Motin

Cilat vende janë më shumë dhe cilat më pak religjioze, ja ku rradhitet Shqipëria

Sipas rrëfimeve nga brezi në brez, ndryshimet e motit në fillim apo në fund të muajit mars lidhen me “mitin e plakave”.

Në disa krahina të vendit ky mit kujtohet në fillim të muajit kur marsi i mori ditë borxh shkurtit ç’ka shpjegon edhe arsyen se përse shkurti është muaji më i shkurtër.

Sipas gojëdhënave shqiptare, plaka kishte shkuar në mal për të kullotur bagëtitë dhe duke parë motin e ngrohtë e me diell e shau dimrin.

Në këtë moment, marsi tha: Shkurt o im vëlla, me jep tri ditë hua ta ngrij plakën me gjithçka.

Menjëherë pas kësaj, u bë aq ftohtë saqë plaka ngriu me gjithë bagëtitë në mal, duke u kthyer në shkëmb. Sipas legjendës, Mali Tomorr është vendi ku plaka u ngri me bagëtinë e saj, nga ditët qe mori hua muaji mars.

Madje gojëdhëna thotë se në atë vend sot gjendet një gur si në formën e një plake, ku edhe sot e kësaj dite, aty buron ujë, që thuhet se janë lotët e plakës.

Kështu lindi legjenda e të ashtuquajturave ”Plakat e Marsit”, e cila sot përdoret si një metaforë për të ndarë stinën e dimrit me atë të pranverës, përkatësisht mes 14 marsit dhe 14 prillit, ku 14 prilli sipas legjendës shënon 1 marsin, ardhjen e stinës së luleve.

Kjo gojëdhënë është e njohur thuajse ne gjithë Ballkanin apo dhe vende te tjera te botës.

COMMENTS