Portieri mendoi se penalltia ishte e humbur: Pamje që tregojnë se në futboll nuk duhet festuar para kohe (Video)

Portieri mendoi se penalltia ishte e humbur: Pamje që tregojnë se në futboll nuk duhet festuar para kohe (Video)

Studimi që tregon nëse meshkujt kërkojnë femra të virgjëra për t’u martuar

Ky është momenti qesharak kur një portier i ngathët festoi një goditje dënimi dramatike të penalltisë – vetëm se topi e mashtroi, duke u kthyer përsëri në portën e tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në ndeshjen në mes të Bangkok Sports Club dhe Satri Angthong e cila kishte arritur deri tek penalltitë, pas kohës së rregullt e cila kishte përfunduar me rezultat 2-2.

Bëhet fjalë për momentin kur topi goditi traversën, duke e lënë portierin që të mendojë se penalltia ishte e humbur dhe të shkonte drejt festimit.

Por jo, topi kthehet përsëri tek porta, dhe sipas rregullave të futbollit, ai gol quhet i rregullt.

COMMENTS