Kryetari Ahmeti pret në takim grupin e të rinjëve “Super Xhem”

Kryetari Ahmeti pret në takim grupin e të rinjëve “Super Xhem”

Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” sot është realizuar aksion pastrimi në fshatin Janjevë

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot ka pritur një grup të rinjësh nga Komuna e Lipjanit nxënës të Shkollës së Mesme “Ulpiana” në Lipjan, Drilon Gashi, Argjenda Gashi, Majlinda Avdiu dhe Arbrita Uka.

Ky grup ka një ide inovative për ambientin në Komunën e Lipjanit dhe me këtë ide kanë fituar një grant prej 2,000€ nga Unicef Innovations Lab Kosovo në nivel vendi dhe një grant tjetër prej 10,000€ nga Balkan Green Foundation në nivel Ballkani (duke e përfaqësuar Kosovën).

Këta të rinjtë, gjatë takimit me kryetarin Ahmeti dhanë detajet rreth idesë së tyre që quhet “Super Xhem” si dhe për projektet e tyre të ardhshme.
Ndërsa, Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka theksuar se idetë e tilla janë të mirëseardhura, duke inkurajuar ata se idetë e tyre do të gjejnë përkrahje institucionale.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)