Iraku goditet nga një tërmet i fuqishëm

Iraku goditet nga një tërmet i fuqishëm

Shqiptari në krye të projektit të trenave inovativë në Zvicër (Video)

Një tërmet prej 7,2 ballësh sipas Rihterit ka ndodhur në afërsi të qytetit Halepçe në Irak, në afërsi të kufirit me Iranin.

Instituti Amerikan për Hulumtime Gjeologjike njoftoi se tërmeti ka ndodhur në epiqendër 32 kilometra në jugperëndim të Halepçes dhe në thellësi prej 33,9 kilometrash.

Tërmeti është ndier edhe në kryeqytetin Bagdad, Kirkuk dhe në qytete të tjera të Irakut, si dhe në pjesën juglindore të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ndërkohë, zyrtarët lokalë në Sulejmanie të Irakut bëjnë të ditur për dhjetra të lënduar si pasojë e tërmetit.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)