Shala thyen heshtjen, rreshtohet fuqishëm pas kryetarit Ahmeti

Shala thyen heshtjen, rreshtohet fuqishëm pas kryetarit Ahmeti

Imri Ahmeti ka një apel për Qeverinë

Familja Amerllahu dhe qytetarët e Shalës i japin besim të plotë vizionit të kryetarit për një Lipjan të zhvilluar.

Në një shfaqje të qartë të besimit dhe mbështetjes, qytetarët e Shalës shprehën përkrahjen e tyre për kryetarin e Lipjanit, Imri Ahmeti, duke vlerësuar punën e tij të palodhur dhe rezultatet konkrete të arritura gjatë këtij mandati. Përmirësimet në infrastrukturë, shërbimet publike dhe përkushtimi ndaj nevojave të qytetarëve kanë bërë që besimi tek udhëheqësi të forcohet çdo ditë.

Familja e madhe Amerllahu, një nga familjet më të respektuara të Shalës, i dha mbështetje të plotë kandidates për Asamble, Arlinda Amerllahu. Bijë e një ish-luftëtari të UÇK-së dhe e shkolluar, Arlinda përfaqëson gjeneratën e re të gatshme për të marrë përgjegjësi dhe për të kontribuar në vendimmarrje. Ky akt simbolik tregon se qytetarët e Shalës i japin rëndësi lidershipit të përgjegjshëm dhe vizionit të qartë për të ardhmen e komunës.

Mbështetja e fortë e qytetarëve dhe familjeve të respektuara të Shalës është një tregues i qartë se puna e kryetarit Ahmeti po jep rezultat. Nga përkrahja e shprehur deri tani, parashikohet që Imri Ahmeti të thellojë fitoren në zgjedhjet e ardhshme, duke kapur një përqindje mbështetjeje më të lartë se në vitin 2021 dhe duke forcuar pozicionin e tij si udhëheqës i besuar i Lipjanit.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)