Aeroplani bën ulje emergjente, pasagjeri godet dhe kafshon udhëtarët (Video)

Aeroplani bën ulje emergjente, pasagjeri godet dhe kafshon udhëtarët (Video)

Piu 12 pako birra, burri bën gjest të turpshëm në stadium

Një aeroplan u detyruar të bënte ulje emergjente, pasi njëri nga pasagjerët filloi të kafshonte dhe madje godiste udhëtarët e tjerë.

Videoja tregon sesi udhëtarët kërkojnë ndihmën e pjesëtarëve të ekuipazhit, në mënyrë që djali të qetësohej. Ngjarja nisi gjatë kohës që aeroplani JetBlue po fluturonte mbi shtetin amerikan të Utah.

Pamjet shokuese tregojnë burrin e veshur me bluzë të kuqe teksa bërtet dhe godet pasagjerët, transmeton tvklan. Burri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur mësohet se ka sulmuar edhe mjekun e bordit, i cili tentoi ta ndihmonte.

Kjo ngjarje i detyroi pilotët të bënin ulje emergjente dhe të ndalej në Las Vegas, ku u bë edhe arrestimi i agresorit. /Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)