Zlatan Ibrahimovic për gjueti në Maqedoni (Foto)

Zlatan Ibrahimovic për gjueti në Maqedoni (Foto)

ARSENALI NË ALARM PËR NJË ÇËSHTJE QË NUK LIDHET ASPAK ME FUTBOLLIN

Zlatan Ibrahimovic ka veshur çizmet e dimrit dhe me një pushkë është parë duke gjuajtur derra të egër.

Sulmuesi i Manchester United – afër largimit nga klubi sipas Jose Mourinhos – është fotografuar me disa banorët të qytetit tëç Shtipit të Maqedonisë, ku është në pushime me miqtë.

Ikona suedeze vizitoi një restorant në qytetin e gjuetisë, ku buzëqeshte me vendasit teksa fotografohej me shumëkë.

Sipas mediave lokale maqedonase, shtatgjati është ylli më i madh që ka vizituar këtë qytet, me një popullsi prej rreth 47,796 banorësh.

Ndryshe, e përditshmja britanike The Sun ka raportuar sot se 36-vjeçari është bërë me klub të ri.

Sulmuesi suedez ka pranuar kushtet e marrëveshjes me Los Angeles Galaxyn, ku edhe do të shkoj gjatë ditës së sotme për të kaluar testet mjekësore. /Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)