Ahmeti akuzon ministrin Lekaj për revidimin e 3 projekteve rrugore

Ahmeti akuzon ministrin Lekaj për revidimin e 3 projekteve rrugore

Kryetari Ahmeti ka pritur përfaqësuesit e Këshillit të Europes nga programi për promovimin e qeverisjes së mirë dhe fuqizimit të Komuniteteve Rom dhe Ashkali

Komuna e Lipjanit ka reaguar ndaj ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj, me arsyetim se ia ka hequr nga lista tri projekte rrugore për vitin 2018 në vlerë prej më shumë se gjysmë milioni eurosh.

Projekti për asfaltimin e rrugës regjionale nga qyteti i Lipjanit e deri te rrethi që lidh magjistralen Prishtinë-Ferizaj, pastaj projekti i rrugës Llugë-Radevë dhe projekti i rrugës “Sadik Shala” janë aprovuar dhe buxhetuar edhe nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në vitin e kaluar shkruan sot “Koha Ditore”..

Megjithatë Ministria e Infrastrukturës këto projekte i ka eliminuar nga lista pa ndonjë arsyetim konkret duke ia dërguar Komunës vetëm një shkresë njoftuese.

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka thënë se qytetarët janë në pritje të realizimit të tri projekteve infrastrukturore të hartuara dhe buxhetuara nga niveli qendror, por që ministri i ri Pal Lekaj i ka hequr ato mjete për t’i adresuar në ndonjë komunë tjetër…

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)