ASAMBLISTI I VV-SË QË PËRDHOSI FLAMURIN E KOSOVËS TE SHTATORET NË QYTET

ASAMBLISTI I VV-SË QË PËRDHOSI FLAMURIN E KOSOVËS TE SHTATORET NË QYTET

NË NDERIM TË SAMI LUSHTAKUT, TË SHTËNA ME ARMË NË NJË ODË NË DRENICË

Mbrëmë janë larguar flamujt në sheshin “Zahir Pajaziti”. Për këtë rast Policia e Kosovës ka ndaluar tre persona.

Ndërkaq, asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje Egzon Azemi ka njoftuar se është njëri prej tyre që ka larguar këta flamuj.

Ka thënë se veprimi i tyre ka qenë i pakoordinuar me Lëvizjen, por se ishte protestë ndaj imponimit të flamurit tek shtatoret e dëshmorëve.

Azemi ka shkruar se nuk janë kundër asnjë flamuri, por “kurrë s’do lejojmë përdhosjen e flamurit kombëtar”.

Postimi i plotë i Azemit në Facebook:

Po, dje i kemi larguar flamujt e imponuar nga shtatorja e dëshmorit “Zahir Pajaziti”.

Ky veprim ka qenë i pakoordinuar me Lëvizjen VETËVENDOSJE!, mirëpo në shenjë proteste ndaj imponimit të flamurit tek shtatoret e dëshmorëve i larguam ata.

Zahir Pajaziti dhe dëshmorët e tjerë dhanë jetën për flamurin kombëtar, andaj nuk është turp pse ne i hoqëm flamujt e Ahtisaarit, por turp është që institucionet tona po tentojnë që edhe dëshmorëve të u’a largojnë flamurin kuq e zi, se nga çdo institucion e kanë larguar tash e sa kohë.

Vendosni flamujt e imponuar sa të doni e ku të doni por jo mbi flamujt kombëtar, jo duke na zhveshur historinë të tentoni të krijoni komb artificial.

Ne s’jemi kundër asnjë flamuri, por kurrë s’do lejojmë përdhosjen e flamurit kombëtar. Për flamurin kuq e zi janë burguosur e madje edhe janë vrarë shumë veprimtarë, por ky flamur ka qëndruar e do qëndroj.

Ne e larguam flamurin kaltër e verdhë sepse kërkojmë që tek shtatorja e heroit “Zahir Pajaziti” të vendosët flamuri kombëtar.

Kjo ishte e vetmja rrugë, sepse te institucionet tona fjalët nuk bëjnë punë!

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)