Barca nuk e bën “korridorin e nderit”, Reali ka një ide tjetër para fillimit të El Clasicos

Ky është goli më qesharak në histori të futbollit

Real Madrid dhe Barcelona do të takohen gjatë fundjavës për El Clasicon e parë të sezonit 2017-18.

Temë e debatit këto ditë në shtetin spanjoll është nëse katalunasit do të bëjnë “korridorin e nderit” për madrilenët.

Zyrtarët e blaugranave kanë refuzuar një gjë të tillë pasi që nuk e shohin të arsyeshme të bëjnë në stadiumin Santiago Bernabeu.


Por, Los Blancos nuk e shohin këtë si problem dhe kanë planifikojnë të bëjnë lëvizje të paparë deri më tani në derbin më të madh të Spanjës.

Kampionët e Botës po mendojnë që të gjitha trofetë e fituara këtë vit t’i prezantojnë në stadium dhe para syve të lojtarëve të Barcelonës.

Kujtojmë se trofeu botërorit për klube ishte i pesti që Zinedine Zidane e ka fituar në vitin 2017, një numër trofesh që klubi kurrë nuk ka arritur më parë.

La Liga ishte gara e parë që binte në duart e Zidanes këtë vit, dhe u pasua nga fitorja ndaj Juventusit në finale të Ligën e Kampionëve.

Triumfet e mëtejshme në Superkupën e UEFA-s dhe atë të Spanjës e rritën numrin e trofeve në katër, ndërsa Ronaldo dhe kompania e tij përfunduan sot (e shtunë) me titullin botëror për klube. /Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)