Edhe “Sami Kelmendi” do të bëhet sipas standardeve të UEFA-s

Edhe “Sami Kelmendi” do të bëhet sipas standardeve të UEFA-s

Pushtetit të Imri Ahmetit, VV e Lipjanit ia vargon plot behane. Indikacione për kurdisje tenderësh, rritje të luksit, dëmtim të buxhetit, etj, etj…

Infrastruktura sportive në Kosova vazhdon të përmirësohet.

Një tjetër stadium në vendin tonë pritet të plotësojë në të ardhmen e afërt standardet e UEFA-s, kategoria e dytë.

Lajmin e ka dhënë drejtori i Departamentit të Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, Ibër Alaj, gjatë një vizite që i ka bërë Lipjanit dhe stadiumit të këtij qyteti.

“Sot në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit vizitova Komunën e Lipjanit, ku në takim me kryetarin Imri Ahmeti vizituam punimet në dy projekte në përmirsimin e infrastrukturës sportive në Lipjan në Stadiumin e futbollit ,,Sami Kelmendi” dhe Palestrën Sportive të qytetit”, ka shkruar Alaja në Facebook.

“Palët u pajtuan që stadiumi të plotësojë kriteret e UEFA-s, kategoria e II-dytë duke investuar në fazën e dytë në vendosjen e barit artificial, ndriçimit me 700 LuX, zërimi, rrethoja, inventarizimi etj në vlerë 700,000.00 euro. Po ashtu investimi në Palestrën e Sportit të qytetit ku janë duke u zhvilluar punimet me dinamikën e paraparë, u dakorduan që Ministria të ndajë buxhetin për vitin 2020 dhe 2021 në vlerë 800,000.00, ndërsa pjesën tjetër të investojë Komuna që kap vleren e projektit mbi dy milionë euro. Institucionet e Kosovës po punojnë intensivisht që të përmbushin të gjitha kriteret e parapara me standarde në fushën e infrastrukturës së sportit në nivel lokal dhe qendrorë”, ka shkruar tutje Alaj.

 

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)