Edhe pse fushata ende nuk ka nisur zyrtarisht, entuziazmi dhe besimi në vizionin e Kryetarit Imri Ahmeti tashmë po ndihen fuqishëm në çdo cep të Lipjanit, shkruan Ulpianapress.
Çdo ditë, shumë të rinj e të reja po i bashkohen ekipit të tij, duke e bërë këtë rrugëtim edhe më të fuqishëm dhe më fitimtar.
Sot, një grup i rinjsh nga fshati Magurë u rreshtuan përkrah Kryetarit Ahmeti, duke dhënë mesazhin e qartë se rinia është gjeneratori i fitores së radhës. Energjia, idealizmi dhe vizioni i tyre janë garancia më e madhe se Lipjani do të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe progresit.
Ky bashkim i vazhdueshëm i rinisë është dëshmi se Kryetari Imri Ahmeti jo vetëm që gëzon mbështetje të gjerë, por se rrugëtimi i tij drejt mandatit të katërt është i mbushur me energji rinore dhe fitore të reja.
COMMENTS