Fermerët e Lipjanit po dëshmojnë se bujqësia jonë ka potencial të madh për prodhim, përpunim dhe eksport. Afaristët Mehdiu, Rexhepi dhe Refiku, të cilët së bashku menaxhojnë mbi 44 hektarë tokë të mbjellë me speca dhe grurë, sot janë ndër shembujt më të mirë të këtij suksesi.
Nga këto sipërfaqe, deri tani janë eksportuar mbi 290 mijë kilogramë speca, ndërsa deri në fund të sezonit pritet një rendiment prej rreth 750 tonësh. Krahas kësaj, planifikohet edhe prodhimi i 30 tonëve spec të konservuar, duke e çuar vlerën e këtij aktiviteti përtej kufijve të vendit.
Ky sukses nuk është vetëm rezultat i përkushtimit të fermerëve, por edhe i mbështetjes së madhe që kjo qeverisje u ka ofruar bujqve tanë, përmes subvencioneve, granteve dhe lehtësimeve që kanë krijuar kushte për zhvillim më të madh.
Në këtë mënyrë, bujqësia në Lipjan po kthehet në një motor të rëndësishëm të zhvillimit lokal, duke siguruar dhjetëra vende pune, të ardhura për familjet dhe rritje të prodhimit vendor që tashmë ka arritur tregjet ndërkombëtare.
COMMENTS