Ivan Perisic ishte edhe volejbollist i Kroacisë – ‘arsyeja’ pse e shkaktoi penaltinë |VIDEO

Ivan Perisic ishte edhe volejbollist i Kroacisë – ‘arsyeja’ pse e shkaktoi penaltinë |VIDEO

Quajeni derbi i revanshit! Ulpiana zhyt Ramiz Sadikun drejt fundit të tabelës me përmbysje

Ivan Perisic është një njeri me shumë talente, pasi edhe ka përfaqësuar Kroacinë jo vetëm në futboll por edhe në volejbollin e plazhit. Ai edhe në finalen e botërorit kundër Francës, fillimisht ishte hero pasi barazoi rezultatin e më pas bëri të kundërtën duke shkaktuar një penalti të panevojshme pasi preku topin me dorë brenda zonës së gjashtëmbëdhjetëmetërshit.

Perisic, 29 vjeç, mund të ishte heroi kryesor i Kroacisë, sikur ekipi i tij të fitonte dje pas barazimit që erdhi nga goli i tij, dhe ai të mos e prekte topin me dorë që të shkaktojë penalti, ku gjithçka më pas mori kah tjetër, shkruan gazetametro.net.

Ndërsa debatet ende vazhdojnë nëse Perisic qëllimisht e ka prekur topin me dorë apo jo, pamjet që ylli i përfaqësueses kroate në futboll përfaqëson shtetin e tij edhe në volejbollin e plazhit janë bërë virale në internet.

Kjo ka bërë që shakatë të shpërthejnë gjithandej.

“Perisic është gjithashtu një lojtar i volejbollit në plazh. Është normale që ai të përdorë duart e tij kur të vijë një top drejt tij “, shkruante një person në llogarinë e tij.

Një tjetër shtoi: “Perisic po luan volejboll plazhi për Kroacinë”.

“Ishte një konflikt i roleve, nuk iu kujtua në atë moment nëse është në futboll apo volejboll”, shkruhet në komentin tjetër.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)