Klubi ʺGadimjaˮ, bën kërkesë për antarësim në FFK

Klubi ʺGadimjaˮ, bën kërkesë për antarësim në FFK

Milot Rashica luajti për 30 minuta me Werderin, ja çka bëri ylli kosovar

Klubi futobllistik ʺGadimjaʺ i formuar në vitin 2022, ka bërë kërkesë për tu antarësuar në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Sevdaim Tasholli që drejton këtë klub, tregon se klubi është hapur me ndihmën e qytetarëve të fshatit Gadime dhe diasporës.

˝Klubi është hapur me ndihmën e bashkëqytetarëve të Gadimes dhe fshatrave përreth saj, të cilët kanë kontribuar me aq sa kanë pasur mundësi, nuk ka munguar edhe ndihma nga diaspora, dhe deri më tash nuk kemi kërkuar ndihmë nga komuna për arsye se buxheti është bërë më herëtˮ – ka thënë Tasholli.
Ndër të tjera ai ka bërë të ditur që fusha e futbollit është e gatshme për të filluar punën, ushtrimet dhe ndeshjet e futbollit.

ʽʽKrijimi i fushës së futbollit, i portave, rrjetave mbas portave, rrethojat të gjitha janë kompletuar, pajisjet sportive nuk mungojnë, kshtuqë jemi gati për sezonën 2023-2024ˮ – tregoi ai.

Tutje, Tasholli shtoi se klubin kanë dashur ta hapin më herët, mirëpo hezitimi se a do të mund t’ia dalin, e kishte shtyrë deri tani.

Besir Maholli futbollist i këtij klubi, u shpreh që është i kënaqur me stafin e tij dhe ka pritshmëri për funksionim efektiv.
ʽʽKam luajtur edhe me ekipe tjera nga mungesa e lojtarëve, zëvendësimi i ndonjë lojtari të sëmurë, kurse tani luaj në ekipën time dhe jam i kënaqur me bashkëlojtarët e mi dhe trajnerët. Pres që ekipi im të funksionoj në mënyrë efektive, dhe më vonë të luaj për ndonjë ekip botërorˮ-tha ai./Marigona Tasholli/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)