Kryetari Ahmeti priti në takim Ministrin Elbert Krasniqi

Kryetari Ahmeti priti në takim Ministrin Elbert Krasniqi

Kryetari Ahmeti bënë homazhe te varri i ish-presidentit Rugova

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti i shoqëruar me bashkëpunëtorët e tijë, sot gjatë ditës kanë pritur në takim Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi me të cilin kanë diskutuar mbarëvajtjen e projekteve të fituara nga Komuna e Lipjanit në Grantin e Përfmormancës Komunale, të cilat shumica nga to kanë filluar së iplementuari në teren.

Me këtë rast, Kryetari Imri Ahmeti, ka theksuar nevojën e mbështetjes nga ana e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal por edhe të Qeverisë së Kosovës lidhur me përshpejtimin e ankesave në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik. Vonesat nga ana e OSHP-së për marrjen e vendimeve po e prolongon vazhdimin e agjendës tonë në implementimin e projekteve kapitale.

Pas takimit të zhvilluar, kryetari Ahmeti së bashku me ministrin Krasniqi kanë vizituar disa nga projektet të cilat po implementohen në teren si sallën e sportit në shkollën Ismail Luma në Lipjan, Sallën e sportit afër shkollës në Banullë dhe ndërtimin e shtratit të lumit në Gadime të Poshtme.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)