Kryetari Imri Ahmeti vlerësohet nga Këshilli i Evropës për qeverisje të shkëlqyer

Kryetari Imri Ahmeti vlerësohet nga Këshilli i Evropës për qeverisje të shkëlqyer

Zemaj viziton Lipjanin, QKMF-së i dhuron një aparat oksigjen-formues

Këshilli i Evropës ka vlerësuar Kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, për qeverisje të shkëlqyer, demokratike dhe me standarde të larta evropiane. Ky vlerësim është më shumë se një mirënjohje, është dëshmi se vizioni dhe lidershipi i Kryetarit Ahmeti po e kthenë Lipjanin në një model të suksesit në qeverisjen lokale.

Imri Ahmeti, gjatë tri mandateve të tij, ka dëshmuar se politika mund të bëhet me dinjitet, me përkushtim dhe mbi të gjitha me përgjegjësi ndaj qytetarëve. Transparenca, llogaridhënia dhe afërsia me njerëzit janë shtyllat mbi të cilat ai e ka ndërtuar qeverisjen e tij, duke e bërë Lipjanin shembull të funksionimit demokratik jo vetëm në nivel vendi, por tashmë edhe në sy të institucioneve ndërkombëtare.

Ky vlerësim nga Këshilli i Evropës e vendos Komunën e Lipjanit në hartën e qyteteve evropiane që po ecin drejt zhvillimit me hapa të sigurt, ndërsa për qytetarët e saj është një arsye e re krenarie që emri i komunës së tyre përmendet për qeverisje të mirë dhe lidership vizionar.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)