Kuvendari i LDK-së së Lipjanit për shkarkimin e Vjosa Osmanit: Ai që e ndjen veten rugovist, duhet të votojë kundër

Kuvendari i LDK-së së Lipjanit për shkarkimin e Vjosa Osmanit: Ai që e ndjen veten rugovist, duhet të votojë kundër

Shesheli: Nuk është turp të humbësh, por është turp të jesh shqiptar

Kuvendiari i LDK-së së Lipjanit, Fadil Sopa ka reaguar pas propozimit të Isa Mustafës, për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pozita e nënkryetarës dhe anëtares së kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai tha se çdo kush që e ndjen veten që në ADN-në e tyre rrjedh gjak rugovisti, duhet të votojë kunder shkarkimit të Vjosa Osmanit.

”Sot, të dashur miq, LDK-ja jonë ka dy udhë: 1. Suksesi i partisë me Vjosa Osmanin, apo 2. Shkaterrimi i LDK-se pa Vjosa Osmanin”.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,
Tashmë u bënë 3 dekada që u bashkuam në shtëpinë e madhe apo familjen tonë LDK-në. Lidhja jonë e themeluar nga profesionist të jashtëzakonshëm në krye me Dr. Ibrahim Rugoven korri vetem suksese sepse dinte te mbante unitet, bashkim dhe demokraci ne Lidhjen tone te dashur. Sot pash një lajm aspak të mirë, mbi të gjitha shkatërrues për Lidhjen tonë, sot po procedohet një votim kundër nënkryetares së LDK-së, kryetarës së Kuvendit vetëm sepse i mbrojti parimet dhe qëndrimet e saj para 6 tetorit.
Sot, të dashur miq, LDK-ja jonë ka dy udhë: 1. Suksesi i partisë me Vjosa Osmanin, apo 2. Shkaterrimi i LDK-se pa Vjosa Osmanin.
Mendoj, çdo kush që e ndjen veten që në ADN-në e tyre rrjedh gjak rugovisti Duhet të votojë kunder shkarkimit të Vjosa Osmanit me ty Vjosa.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)