Mbështetje e madhe nga Lagjja e Akllapit për Shukri Bujën

Mbështetje e madhe nga Lagjja e Akllapit për Shukri Bujën

Shukri Buja, arkitekti i heshtur i një opozite të fragmentuar në Lipjan?

Në Lagjen e Re dhe Lagjen e Akllapit është mbajtur një takim i ngrohtë me shtabin e Partisë Demokratike të Kosovës, ku u dëshmua edhe njëherë mbështetja e fuqishme për PDK-në dhe vizionin e saj për të ardhmen e Lipjanit.

Banorët e këtyre lagjeve shprehën entuziazmin dhe besimin e tyre të palëkundur se ndryshimi është i mundur vetëm përmes fuqizimit të PDK-së, duke e parë këtë si garanci për investime të reja dhe përmirësim të kushteve të jetesës për secilin qytetar.

Në këtë takim, përkrah kandidatëve dhe strukturave të partisë, ishte edhe kandidatja për Kuvendin Komunal, Fitnetja, e cila është pjesë e ekipit fitues që synon të sjellë vizionin e ri dhe zhvillimin e qëndrueshëm për komunën e Lipjanit.

Ky mobilizim i banorëve të Lagjes së Re dhe të Lagjes së Akllapit po shihet si një tregues i qartë se PDK po hyn në këtë garë zgjedhore me mbështetje të gjerë qytetare dhe me pritshmëri të larta për fitore.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)