Mbështetje historike për Ahmetin, ish-komandanti i togut dhe familja e tij bashkohen publikisht!

Mbështetje historike për Ahmetin, ish-komandanti i togut dhe familja e tij bashkohen publikisht!

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, katër persona të lënduar

Me çdo ditë që kalon, një numër në rritje i familjeve të veteranëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po dalin publikisht në krah të kryetarit të Lipjanit, Imri Ahmeti. Shaban Zeqiri, koka dhe ish-komandant i togut, bëri të ditur se ai dhe familja e tij qëndrojnë fuqimisht pas kryetarit, duke vlerësuar angazhimin e tij të vazhdueshëm për qytetarët dhe veçanërisht për kategoritë e dala nga lufta.

Që nga fillimi i mandatit të tij, Ahmeti ka treguar përkushtim të veçantë ndaj veteranëve dhe familjeve të tyre, përmes iniciativave sociale, shpërblimeve dhe projekteve zhvillimore që përmirësojnë jetën e tyre. Ky angazhim ka bërë që shumë ish-ushtarë të UÇK-së të rreshtohen hapur krah tij, duke e vlerësuar për integritetin dhe besueshmërinë e tij.

“Ky njeri ka dëshmuar me vepra se është për të mirën e Lipjanit dhe qytetarëve të tij,” tha Zeqiri, duke shprehur arsyet e mbështetjes së tij. Mbështetja e hapur e këtyre familjeve dhe veteranëve dëshmon qartë angazhimin e kryetarit Ahmeti për të respektuar dhe vlerësuar kontributin e kategorive të dala nga lufta dhe për t’i integruar ata në vizionin e tij për zhvillimin e Lipjanit.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)