Me nderime të larta shtetërore, po varroset polici Armend Trena

Me nderime të larta shtetërore, po varroset polici Armend Trena

Ligji i ri: Kujdes! Nëse e bëni këtë gjë gjatë vozitjes, ju merret patenta ]dhe gjobiteni me 150 euro

Me nderime të larta shtetërore, po i jepet lamtumira e fundit pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Armend Trena.
Trupi i tij po varroset në fshatin Begracë të Kaçanikut.

Armend Trena dhe Malsor Dashi u aksidentuan mbrëmjen e 28 prillit në rrugën Kaçanik- Han i Elezit, ku me pas ranë në lumin Lepenc.

Më shumë se një javë kërkime, rezultuan me gjetjen e trupave të tyre në Lepenc.

Trupi i pajetë i Malsor Dashit u gjet gjatë ditës së enjte të javës së kaluar, ndërkaq një kilometër larg trupit të kolegut të tij, u gjet ai i Armend Trenës./Lajmi.net/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)