Ndërkombëtarët mund t’i sanksionojnë politikanët nëse shfuqizojnë Specialen

Ndërkombëtarët mund t’i sanksionojnë politikanët nëse shfuqizojnë Specialen

Mbi 50 të rinj do të votojnë për herë të parë për Kryetarin Imri Ahmeti

Ambasadat e shteteve të ndryshme të Bashkimit Evropian nuk e hedhin poshtë mundësinë t’i sanksionojnë politikanët kosovarë që do ta përkrahin shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale. Sipas tyre, as që mund të imagjinohet që një shkelje serioze e angazhimeve ndërkombëtare në vend të kalojë pa pasoja.

Ambasada e Francës në Prishtinë nuk e hedh poshtë mundësinë e sanksionimit të deputetëve kosovarë me mosdhënie të vizave nëse vazhdojnë ta përkrahin shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.Sipas tyre, as që mund të paramendohet që një shkelje serioze e angazhimeve ndërkombëtare në Kosovë ta kalojë pa pasoja.

“Sanksionet janë të mundshme nëse situata e kërkon atë. Por, ato mund të diskutohen dhe duhet të vendosen vetëm brenda kornizës evropiane. Nuk mund të paramendohet që një shkelje serioze e angazhimeve ndërkombëtare në Kosovë të kalojë pa pasoja.

Ne mendojmë se arsyeja do të mbizotërojë, sepse është në interes të vendit”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së Francës për gazetën “Zëri”.Ndërsa zyrtarë të Ambasadës Amerikane në Prishtinë kanë deklaruar për gazetën “Zëri” se Gjykata Speciale do të ndihmojë për sjelljen e drejtësisë për shumë qytetarë të Kosovës, përderisa kanë kërkuar nga Kuvendi që ta miratojë sa më parë Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.
“Gjykata Speciale do të ndihmojë në sjelljen e drejtësisë për shumë qytetarë të Kosovës të shumë etnive dhe është hap jetik për të ardhmen evropiane të Kosovës. Kundërshtojmë projektligjin i cili po diskutohet tani dhe i përsërisim thirrjet tona drejtuar udhëheqësve institucionalë, udhëheqësve partiakë dhe anëtarëve të Kuvendit të heqin dorë nga shfuqizimi apo amendamentimi i çfarëdo pjese të Ligjit për Gjykatën Speciale”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Amerikane.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)