PDK kandidon me Hyzer Rizanin në Lipjan

PDK kandidon me Hyzer Rizanin në Lipjan

Në Faqen Zyrtare të Komunës së Lipjanit, ashiqare nuk dijnë me lexue gazeta

Hyzer Rizani është kandidat i PDK-së për kryetar të Komunës së Lipjanit. Ai është prezantuar nga kryetari Memli Krasniqi.

“Rizani, do t’i prijë komunës së Lipjanit me plotë energji, me ekipin e bashkëpunëtorëve që trajtojnë me prioritet problemet që kanë qytetarët e kësaj komune, me kreativitet, transparencë dhe llogaridhënie, sepse, Lipjani meriton më mirë dhe më shumë vepra të mira për qytetarët”, ka thënë Krasniqi.

Postimi i plotë i kryetarit të PDK-së:

Hyzer Rizani, është kuadër që nga ditët e para të rinisë së tij brenda PDK-së, duke dëshmuar konsekuencë, qëndrueshmëri dhe vijimësi në vizionin e PDK-së.

Ai sot, është kuadër akademik me titullin doktor shkence, i cili jeton me brengat dhe sfidat e qytetarëve të Lipjanit, komunë e cila ka nevojë për më shumë zhvillim, më shumë të arritura dhe më shumë projekte që i sjellin mirëqenie qytetarëve të komunës së Lipjanit.

Hyzer Rizani, do t’i prijë komunës së Lipjanit me plotë energji, me ekipin e bashkëpunëtorëve që trajtojnë me prioritet problemet që kanë qytetarët e kësaj komune, me kreativitet, transparencë dhe llogaridhënie, sepse, Lipjani meriton më mirë dhe më shumë vepra të mira për qytetarët.

Prandaj, Hyzer Rizani është kandidat i PDK-së, për të bërë më të mirën për mirëqenien e lipjanasve, me energji të reja, projekte inovative dhe zbatim të ligjit, për qytetarët e komunës së Lipjanit!

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)