Qeveria ul rrogat në PTK për 40 për qind

Qeveria ul rrogat në PTK për 40 për qind

Burgim të përjetshëm dados që theri për vdekje dy fëmijët për të cilët kujdesej

Qeveria e Kosovës ka vendosur që pagat e punëtorëve të Postës dhe Telekomit të Kosovës të ulen për 40 për qind. Vendimi i ekzekutivit kosovar vjen pas fitores në arbitrazh kundër kompanisë Axos, e cila kërkonte dëmshpërblim qindra miliona euro.
Vendimi i ekzekutivit kosovar vjen pas fitores në arbitrazh kundër kompanisë Axos, e cila kërkonte dëmshpërblim qindra miliona euro, njofton Klan Kosova.

Kompania Axos e pati paditur Kosovën për anulimin e privatizimit të 75 për qind të aksioneve të PTK-së.

Procesi i privatizimit të Postës dhe Telekomit të Kosovës kishte nisur në vitin 2010.

Tre vjet më vonë, në prillin e vitit 2013, Axos ishte shpallur fituese pasi kishte ofruar 277 milionë euro për blerjen e 75% të aksioneve në Vala e Telekom.

Por Kuvendi i Kosovës nuk ia dha dritën jeshile raportit të qeverisë për shitjen e PTK-së, pasi ishte opozita ajo që e kundërshtonte fort këtë proces duke bojkotuar disa herë edhe seancat.

ACP Axos Capital GmbH bëri padinë më 4 qershor të vitit 2015 në Gjykatën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve Investive (ICSID).

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)