Shukri Buja, arkitekti i heshtur i një opozite të fragmentuar në Lipjan?

Shukri Buja, arkitekti i heshtur i një opozite të fragmentuar në Lipjan?

“Lipjani pa zë, LDK pa kandidatë – A po fshehet diqka prapa heshtjës së Imri Ahmetit

Shkruan: Granit Duriqi:

Në Lipjanin politik po ndodh diçka ndryshe. Qyteti që për vite ka njohur gara me dy ose tri fronte, tash po përgatitet për një skenë të shpërndarë, me shumë kandidatë, shumë lista dhe shumë skenarë të mundshëm. Dhe në qendër të gjithë kësaj vale që po vjen, përmendet vazhdimisht një emër: Shukri Buja.

Zyrtarisht, Buja është kryetar i Degës së PDK-së në Lipjan si dhe si kandidat i kësaj partie për keyatar, në mënyrë joformale ai po shihet gjithnjë e më shumë si figura kyçe në prapaskenë, njeriu që, sipas shumë zërave, po koordinon ose së paku po e ndihmon fragmentimin e frontit kundër pushtetit aktual, që përfaqësohet nga Imri Ahmeti.

Një skenar me shumë aktorë, por me një qëllim?

Të dhënat që kanë dalë deri tani e bëjnë të qartë: Lipjani po shkon drejt zgjedhjeve me numrin më të madh të kandidatëve për kryetar komune në historinë e tij. Dhe këtë herë, pjesëmarrja nuk është vetëm simbolike, secila parti ose grup duket i\e vendosur të marrë pjesë me kandidatë të vet.

Ja çka dimë deri tani:

AAK-ja e ka zyrtarizuar kandidatin e saj për kryetar.
Lëvizja Vetëvendosje pritet së shpejti të zyrtarizojë një kandidat, për të cilin qarkullojnë zëra se mund të jetë një figurë me profil të lartë, madje ushtarak.
Lista Guxo përflitet se do të dalë me ish-drejtorin e Qeverisjes Lokale në komunën e Ahmetit – një figurë që tani shihet si rival politik i tij.
Iniciativa Qytetare për Lipjanin pritet ta zyrtarizojë një ish-kandidat për drejtor, të cilit Imri Ahmeti ia kishte bërë zyrën gati, por nuk e zyrtarizoi kurrë – dhe ky zhgënjim po kthehet në kandidaturë.
Nisma Socialdemokrate po përgatitet ta zyrtarizojë gjithashtu një kandidat për kryetar.
AKR-ja pritet të dalë me një figurë të fortë politike, një person që më herët kishte kërkuar koalicion me Imri Ahmetin, por që tashmë duket se do të luajë vetë.

Dhe më kryesorja: PDK-ja, nën drejtimin e Shukri Bujës, do të hyjë fuqishëm në këtë garë, me përvojën, strukturën dhe ndikimin që kjo figurë ende ka në terren.

Fragmentim apo organizim?

Kjo është pyetja Nëse i shikojmë këto zhvillime në mënyrë të izoluar, duket se kemi thjesht shumë gara. Por nëse i lidhim në një analizë më të thellë, krijohet një pamje e një strukture të gjerë politike, ku çdo kandidat dhe çdo listë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose indirekte, shkon në dëmtim të votës së Imri Ahmetit, dhe e shton mundësinë për balotazh. Zërat që qarkullojnë në terren sugjerojnë se kjo nuk është aspak e rastësishme.
Sipas disa burimeve, prapa kësaj skeme mund të qëndrojë një strategji e mirëpërgatitur, për të rrëzuar dominimin e LDK-së në Lipjan, përmes ndarjes dhe përçarjes së frontit votues. Dhe emri që del më shpesh si mendje prapa këtij konfigurimi është i Shukri Bujës.

Nga përvoja, te ndikimi: Roli i Bujës:

Buja ka qenë për vite me radhë kryetar i komunës së Lipjanit, dhe edhe pse është tërhequr nga ballina para disa viteve, ai ka ruajtur një rrjet të fuqishëm ndikimi në strukturat lokale, në administratë dhe në vetë jetën politike të qytetit. Ai është një njohës i hollë i taktikave politike, i dinamikave të votës dhe i çdo individi me potencial elektoral në këtë komunë. Pra, nëse dikush është në gjendje të ndërtojë një rrjet kandidatësh me profile të ndryshme, por me një objektiv të përbashkët, ai është Shukri Buja. Dhe, të gjitha këto lëvizje – edhe pse të pakonfirmuara si të koordinuara e bëjnë të arsyeshme dyshimin se kemi të bëjmë me një strategji të vetme, me shumë krahë, jo thjesht me gara të rastësishme.

Çfarë ndodh nëse skenari funksionon?

Përtej fragmentimit zgjedhor, pyetja më e rëndësishme është: çfarë pas zgjedhjeve? Nëse të gjithë këta kandidatë e arrijnë qëllimin e përbashkët për ta dërguar Imri Ahmetin në balotazh, atëherë çfarë do të ndodhë në raundin e dytë?
A do të jenë në gjendje këta faktorë të bashkohen rreth një kandidati të vetëm? Apo e gjithë kjo “opozitë e përbashkët” do të shpërbëhet në momentin kur të vijë çështja e ndarjes së pushtetit? Sepse qeverisja me shumë “aksionarë”, me shumë interesa dhe shumë fatura për t’u shlyer, zakonisht sjell më shumë bllokada sesa zhvillim. Lipjani nuk ka nevojë për një kryetar të bllokuar nga interesat e grupeve që e sollën në pushtet, por për një qeverisje funksionale që merr vendime.

Përballja e vjetër: Strategjitë e heshtura përballë votës së lirë

Në fund të ditës, çdo strategji, çdo prapaskenë, çdo marrëveshje, do të përballet me një gjykim të vetëm: atë të qytetarit të Lipjanit. Dhe qytetari do të duhet të zgjedhë mes një vazhdimësie me qeverisjen aktuale me të mirat dhe të metat e saj dhe një alternative që, të paktën për momentin, duket më shumë si një bashkim i interesave të lënduara, sesa si një vizion i përbashkët për komunën.
A do të funksionojë ky plan?Apo do të kthehet në një bumerang që i kthen votat sërish aty ku kanë qenë? A është kjo një lëvizje brilante strategjike nga Buja, apo një rrezik i madh për destabilizim

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)