Thaçi: S’e kam besuar që ka kaq shumë persona, që e kundërshtojnë Albinin brenda VV’së

Thaçi: S’e kam besuar që ka kaq shumë persona, që e kundërshtojnë Albinin brenda VV’së

Aksidentohen dy vetura të policisë derisa po ndiqnin një grup hajnash në Lipjan, katër policë të lënduar

Opinionisti dhe njëri nga përkrahësit haptazi të Lëvizjes Vetëvendosje, Jusuf Thaçi, thotë se nuk e ka pritur një skandal si ky i fundit brenda këtij subjekti politik, pasi vlerëson se nuk ka qenë në dijeni për një kundërshtim kaq të madh ndaj Albin Kurtit dhe disa të tjerëve.

Duke e komentuar përplasjen e fundit në këtë organizatë, Thaçi në një intervistë për Expressi ka treguar se sa humb ky subjekt politik nga ky skandal dhe a ishte i pritshëm qëndrimi i mbrëmshëm i kryetarit Visar Ymeri, i cili dukshëm doli kundër kandidimit të Albin Kurtit për të parinë e partisë.

“Ky është një problem i madh dhe cenim i parimit për t’u zgjedhur dhe kandiduar për kryetar partie andaj mendoj se ky është problem. Ishte normale edhe reagimi i njerëzve brenda VV-së”, thotë nder tjerash Thaçi.

‘Unë kam pas informata shumë sipërfaqësore që ekzistojnë disa fërkime aty, por nuk kam pas dijeni dhe ende vazhdoj mos me qenë i informuar për krejt dallimet edhe fërkimet dhe arsyet e motivet e të këtyre dallimeve, normalisht që nuk e kam prit të ndodh kjo përçarje dhe mënyra se si ka dalë në publik. Për shkak se nuk kam besuar që ekziston një kundërshti kaq e madhe aty në mes të disa personave karshi Albinit dhe të tjerëve, d.m.th ka qenë e papritur për mënyrën se si ka dalë më shumë sesa për dallime sepse pothuajse të gjithë e kanë ditë që ka dallime dhe mos pajtime,’ është shprehur Thaçi.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)