Ulpiana barazon perballë 14 lojtarëve të  Dardanës në fushë

Ulpiana barazon perballë 14 lojtarëve të Dardanës në fushë

Bavarëzët përmbysin Sevillan

Përkundër mbizotërimit të plotë në fushë, dhe rasteve të panumërta të shpërdorura, madje edhe në situata kur pengesa e fundit ishte portieri i vetmuar, Ulpiana nuk ka arritur më shumë se një barazim me Dardanën, që sot në Lipjan për 90 minuta lojë, kishte 14 lojtarë në fushë, tre prej tyre të veshur në fanella të zeza.


Vetë kërkesa e kryesisë së Dardanës drejtuar FFK-së, që për ndeshjen në Lipjan gjykimin ta ndante një treshe gjyqtarësh nga niveli i Superligës së Kosovës, kur dihet botërish se Ulpiana tradicionalisht kultivon futboll që e bënë ndër ekipet më mikëpritëse që ka në të gjitha ligat e Kosovës, ngjalli dyshimin për ndonjë skenar të mundshëm në dëm të klubit lipjanas.

Në variantin më të butë, kërkesa e Dardanës që mejdanin në Lipjan, ta ndanin gjyqtarë të Superligës, solli dyshimin, që Dardana e përvëluar në qumshtin e dikujt tjetër, në Lipjan po i frynte kosit. Dhe dyshimi për një skenar të dytë, kishte porosinë se Dardanës përballë Ulpianës i duheshin gjyqtarë me detyrë.

Në bazë të asaj që u pa në fushë, kur Ulpianës iu mohuan tri penallti aq të dukshme, sa kollaj është e besueshme, se për tu mos u turpëruar faqebotës, së paku njërën prej tyre do ta gjykonte për pikë të bardhë, edhe sikur gjyqtar kryesor në fushë të ishte ndonjëri nga personat që ishte ulur në pankinën udhëtuese, ngjallë dyshimin për skenarin e dytë: se treshja e gjyqtarëve, në vend të gjykimit, po bënte rolin e hyzmetqarit të mysafirëve.

Një situatë komike, që përshkruan rolin e gjyqtarëve, ishte, kur Rexhepi i Ulpianës, nga një distancë rreth 16 metra, me roveshatëgjuajti në drejtim të portës mysafire, dhe topi në udhëtim e tij brenda 16 metërshit udhëtues, qëlloi në dorën e një lojtari të Dardanës.

Reaksioni i parë i gjyqtarit kryesor Alban Shala, i cili qëlloi në vendin e ngjarjes, ishte nisja e tij drejt pikës së bardhë me dorën të sapodretjuar në drejtim të saj, për të ndërruar në sekondë kahjen e lëvizjes së trupit të tij kah vija e 16 metërshit, për ta kualifikuar si gjuajtje dënimi, një penallti që e panë të gjithë. Mirëpo, megjithëse Ulpiana në ndeshjen e sotme, si pengesë të parë për ta mposhtur Dardanën, kishte treshen e gjyqarëve, e më pastaj skuadrën udhëtuese, të cilën e dominoi në cdo elemment të lojës, do t’ia arrinte qëllimit, sikur të mos ishin rastet e shumta të shpërdorura nga lojtarët e Ulpianës, që me gjithë shkëlqimin që dëshmuan në përballjen e sotme, treguan ngathtësi realizuese, edhe atëhere kur ishin vetëm përballë protierit udhëtues./Ulpianapress/

P.S: Në foto, mund ta analizoni momentin, kur lojtari i Ulpianës qëllon me roveshatë, ndërsa lojtari udhëtues i veshur me të kuqe, luan me dorë derisa shihet se trupi i tij është i tëri brenda 16 metërshit. Vërejeni afërsinë e gjyqtarit, i cili është larg 3-4 metra larg ngjares, derisa ndodhë prekja me dorë.

 

 

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)