Ulpiana “mbyt” Sharrin në ‘’Sami Kelmendi’’

Ulpiana “mbyt” Sharrin në ‘’Sami Kelmendi’’

Këtë s’e keni parë: Ronaldo pranoi humbjen, përgëzoi lojtarët e Gironas (FOTO)

KF Ulpiana ka “shkelur” KF Sharrin në xhiron e 5-të të Ligës së dytë me rezultat 7 me 1, duke arritur fitore të thellë në ‘’Sami Kelmendi’’.

Llugiqi, Ademi, Bahtiri – arritën të shënojnë pesë herë.

Eni Ademi hapi serinë e golave në minutën e 13-të pas një pasimi milimetrik të Nezirit.

Nuk kaluan më shumë se dy minuta Ademi dyfishoi rezultatin pas asistimit të Llugiqit.

Musafirët aaritën ta ngushtojnë epersinë nepërmjet Bushit në të 30-tën dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim. Për Llugiqin pjesa e dytë ishte më e mirë.

Ai arriti dy golësh për fitoren e thellë të Ulpianës. Golat sulmuesi bardhë e kaltër i shënoi në minutat 65 dhe 90, ndërsa golat tjerë të ndeshjes i shënuan Sadriu në të 50-tën, Baftiu në të 70-tën dhe talenti i ri Avdulli ishte ai që realizoi në të 80-tën për rezultatin përfundimtar të këtij takimi.

Tani Ulpiana forcon në pozitën e parëë me 13 pikë të tubuara, tri më shumë se Dardana që vazhdon ta ndjek./Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)