Ulpiana nuk ka mëshirë as për Vllazninë e Pozheranit

Ulpiana nuk ka mëshirë as për Vllazninë e Pozheranit

S`kanë të ndalur volejbollistet lipjanase, viktimë kësaj radhe ishte Drita

KF Ulpiana ka zhvilluar sot një ndeshje miqësore në Lipjan. Mysafirë të kaltërbardhëve, të drejtuar nga Megzon Visoka, kanë qenë pozheranasit e Ligës së Parë.

Qëllimi ka qenë i përbashkët për të dyja skuadrat, testimi i vetvetes në prag të fillimit të sezonit pranveror. Ulpiana ka fituar me rezultatin 2-0, teksa golat janë shënuar nga një për secilën pjesëlojë, nga Misini dhe Rexhepi.

Trajneri Megzon Visokës ka pasur mundësinë që të shohë në veprim edhe të afruarit e fundit; Musliun, Makollin, Abazin, Misinin, Hasanin, Ahmetin dhe Morinën, nga të cilët ka marrë sinjale pozitive!./Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)