​Mercenarët serbë në kompaninë e Putinit

​Mercenarët serbë në kompaninë e Putinit

​Vajza e “harruar” e Trump [Foto]

Tre gazetarë Kirill Radchenko, Alexander Rastorguyev dhe Orkhan Dzhemal, të cilët u vranë në Republikën e Afrikës Qendrore, po hetonin kompanitë ruse që kanë shfrytëzuar gjithnjë e më shumë pasurinë e tyre nëntokësore.

Përkatësisht, lidhja mes këtyre kompanive sjell në një rreth njerëz të afërt me presidentin rus Vladimir Putin dhe marrëdhënia e tyre me Republikën e Afrikës Qendrore u konfirmua gjithashtu në fillim të këtij viti kur një aeroplan mbërriti në vend me mbi një ton armë. Në të njëjtën kohë 175 mercenarë erdhën nga Rusia.

Hulumtimi i gazetarëve u mbështet nga Qendra për Hetimin e drejtuar nga i përndjekuri rus Mikhail Khodorkovsky, armiku i vjetër i Putinit, i cili një kohë kishte qenë edhe në burg, në Rusi.

Ai kohë më parë në profilin e tij në Facebook kishte shkruar se si gazetarët punuan në projektin “Mercenarët rusë”.

Vdekjet e tyre përqendruan vëmendjen e publikut mbi interesin në rritje të rusëve në Afrikë dhe lidhjen e Kremlinit me kompanitë private ruse që kombinojnë operacionet e sigurisë me minierat dhe të ngjashme. Gazetarët po hetonin punën ushtarake ruse PMC Wagner. Ata për ardhjen e tyre nuk e njoftuan ambasadën ruse apo zyrtarët në Afrikë.

Ata nuk u lejuan të vizitonin “mercenarët” në jug të Banguit, që më parë i përkisnin ish-sunduesit të atij vendi, Jean Bedel Bokassi.

Në vend të kësaj, ata u drejtuan në veri të minierave të arta në Ndassim, të cilat u drejtuan dhe ruheshin nga kontraktuesit rusë. Por ata nuk iu përmbajtën rrugës. Ata u vranë 32 kilometra në veri të qytetit të Sibu nga një njeri me një çallmë që kërkoi nga ata në gjuhën arabe të dorëzonin automjetin dhe pajisjet. Vetëm shoferi i tyre mbijetoi.

PMC Wagner është një kompani e fshehtë pa një adresë të njohur, numër telefoni ose të dhëna zyrtare që rekrutojnë qindra ish-ushtarë rusë, kryesisht specialistë. Gjatë disa viteve të fundit, ato janë gjithnjë e më të pranishëm në zonat e konfliktit, transmeton KosovaPress. Vitin e kaluar, kompania u vu nën sanksione nga SHBA-ja për shkak të lidhjes me separatistët në Ukrainën lindore.

Ata gjithashtu luajtën një rol të madh në Siri dhe një duzinë mercenarësh u vranë ose u plagosën në sulmet amerikane në shkurt. Objektivat e tyre ishin një nga fushat më të pasura të naftës në Siri në krahinën Deir Ezzor. Kompania nuk ka komentuar këto pretendime.

Media e pavarur ruse Fontanka ka zbuluar se Wagner dërgon trupa në Siri dhe ka marrë pjesë drejtpërdrejt në betejat e çlirimit të Palmirës në prill 2016. Megjithëse nuk ekzistonte zyrtarisht në atë kohë, gazetari Korotkov zbuloi se “çeta serbe” e Wagnerit gjithashtu mori pjesë në betejat për Palmira.

“Grupi nuk kishte një kuptim të madh. Ata më thanë se ishte një grup prej 10 apo 20 vetash. Tani burimet thonë se ka disa njerëz në Wagner nga Ballkani, por pasi që nuk kishin ndonjë gjë për mua gjatë hetimit, nuk pyeta për nënshtetësinë e tyre “, tha Korotkov.

Një nga pak serbët e emëruar në Wagner është Davor Saviçiq, një qytetar i Bosnjës dhe Hercegovinës me një qëndrim të përhershëm në qytetin rus të Himkës. Ai kishte mohuar tashmë punën e tij në Wagner për dekada në mediat serbe dhe vazhdimisht rifilloi jetesën në Himki, ku ai ishte i angazhuar në punë ndërtimore.

“Ndërtimi është puna ime e vetme, dhe nuk kam të bëj asgjë me luftë,” tha Saviçiq për Veçernje Novosti.

Megjithatë, Korotkov thotë se Saviçiq ishte pjesë e Wagner dhe se ka prova për këtë. Pohon se Saviçiq është parë nga disa dëshmitarë në kampin e trajnimit në fshatin rus Molkinu, selia joformale e kompanisë Wagner.

Fushat Inina pranë Palmirës janë çliruar nga pjesëtarët e Wagnerit, dhe mes tyre kishte edhe mercenarë serbë. Mediat ruse të pavarura zbuluan se Wagner po dërgonte trupa në Siri dhe se ata ishin të përfshirë drejtpërdrejt në përpjekjet për çlirimin e Palmirës.

Synimet e Moskës në një nga vendet më të varfra dhe më të pa favorizuara në botë janë të paqarta. A janë atje për të shfrytëzuar pasuritë minerale të vendit, të cilat gjithashtu mund të përfshijnë uranium ose për të vendosur flamurin rus në zemër të Afrikës, në një vend që kufizohet në gjashtë shtete të tjera? Ashtu si në Siri, ndoshta edhe në këtë rast ambicia politike ruse ndërthuret me dëshirën për profite.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)