​A është Vjosa Osmani kandidate për Kryetare të LDK’së? Kështu përgjigjet ajo për Pressing në T7

​A është Vjosa Osmani kandidate për Kryetare të LDK’së? Kështu përgjigjet ajo për Pressing në T7

KRYEMINISTRI AUSTRIAK E MBYLL DEBATIN PËR NJOHJEN E KOSOVËS

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për zhvillimet e fundit brenda partisë së saj.
Osmani është pyetur në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7, nëse do të kandidojë për kryetare të LDK’së.

“Sot nuk jam në garë, sepse s’kemi zgjedhje”, është përgjigjur Osmani. “S’mund ta definoj sot, varet nga shumë rrethana”, është shprehur ajo.

“Në vitin e ardhshëm do ta kem përgjigjen”, ka thënë Osmani në T7, raporton Gazeta Express.

Ajo ka thënë se nuk po mban asgjë të fshehur. “S’e kam përgjigjen për momentin, por do ta kem”, ka theksuar ajo.

“Ambiciet e mia personale fare nuk lidhen me politikën. Janë krejtësisht tjera. Çka unë do të doja është më shumë të ecja në rrugën e suksesit akademik, më shumë t’i përkushtohesha kësaj karriere”, ka treguar Osmani.

“Por, në politikë vrulli politik të merr pas vetes”, ka shtuar deputetja e LDK’së.

Ajo ka thënë se më e pakta prej saj do të jetë angazhimi i saj maksimal që procesi zgjedhor në LDK të jetë për lakmi.

Osmani ka thënë se zgjedhjet e kaluara në parti kanë pasur të meta. /Express/

PRESSING

Posted by T7 on Thursday, 3 May 2018

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)