​Fushata e qytetëruar e kandidatit për deputet Bekim Brestovci

​Fushata e qytetëruar e kandidatit për deputet Bekim Brestovci

Katër vite nga zhdukja, fati i MH370 ende mbetet mister

Ajo çka është vërejtur më herët por edhe tash në pjesën zyrtare të fushatës, është programi, qasja dhe forma e veçantë e kërkim-votës nga kandidati i Nismës Socialdemokrate, Bekim Brestovci.

Prej kyçjes së tij në politikë, Brestovci ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët, duke i hapur dyert për ta në parti dhe duke i takuar të gjithë të interesuarit.Programi i Bekim Brestovcit është i veçantë dhe konkret. Planet i tij për hapjen e 15 mijë vendeve të reja të punës, themelimin e shkollave profesionale dhe krijimin e parkut industrial në Malishevë janë plane që tanimë kanë marrë formë edhe para se ai t’i futej garës për deputet.

Megjithëse Brestovci është zëri konkret për diasporën, pasi që në subjektin që përfaqëson do të krijojë një departament të veçantë, ai gjithashtu fton mërgatën tonë t’i bashkohen cilitdo subjekt politik, vetëm e vetëm që të japin kontributin dhe të kenë ndikimin e tyre në vendimmarrje.Kultura e lartë e punës dhe e komunikimit e mësuar në Gjermani, ku Brestovci ka kaluar një çerek shekulli duket në të gjitha paraqitjet mediale. Diskutimet e Brestovcit në intervista dhe në debate televizive, nuk janë të drejtuara kundër kandidatëve të tij politikë.Brestovci flet konkretisht për mirëqenien e qytetarëve, barazinë dhe programet e tij për diasporën. Temat e Bekim Brestovcit kanë për bazë orientimin social-demokrat dhe janë të natyrës që i interesojnë elektoratit.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)