​Kosova U-17 kualifikohet në rundin elitar për Kampionatin Evropian

​Kosova U-17 kualifikohet në rundin elitar për Kampionatin Evropian

Mediat serbe: FIFA të reagoj, shqiptarët provokuan me simbole kombëtare

Kombëtarja e Kosovës U-17 ka arritur të sigurojë kualifikimin për rundin elitar të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U-17, i cili do të mbahet në vitin 2019 në Qipro.

Këtë kualifikim, dardanët e kanë siguruar përmes fitores kundër Kombëtares së Qipros U-17, përmes golit të shënuar në minutën e 63-të nga Milot Avdyli, raporton Experss.

Kosova radhitët në pozitën e parë të grupit të pestë, me një pikë më shumë se Kombëtarja e Skocisë, e cila është në vend të dytë. Dardanët kanë lënë prapa edhe Kombëtaren e Zvicrës U-17.

Ky kualifikim djelmoshave të Besnik Kollarit iu mundësua pasi që ndeshja tjetër, mes Zvicrës dhe Skocisë, përfundoi me barazim 1-1.

Ndeshjet e rundit elitar do të zhvillohen në mars të vitit 2019, ndërsa Kampionati Evropian do të mbahet nga 2 deri më 19 maj në Republikën e Irlandës.

Kosova dhe 29 Kombëtare të tjera do të marrin pjesë në rundin elitar të Kampionatit Evropian 2019, prej të cilave do të kualifikohen 15 për të marrë pjesë në këtë garë, së bashku me Irlandën.

Shorti për ndeshjet e rundit elitar do të mbahet më 6 dhjetor të këtij viti në Nyon.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)