​Krasniqi: NISMA nuk ka diskutuar për shfuqizimin e Speciales

Mërgimtari nga Gjermania: Një Komunë me binarë paralel është kjo e jona me Imri Ahmetin

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, tha se me tentimin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, po mbrohen vetëm pak individë që nuk i lidh interesi kombëtar.

Ka thënë se qëndrimet e deputetëve të Nismës, në këtë situatë janë krejtësisht mbi bindjet individuale. Ka shtuar se Nisma në organet e veta nuk ka diskutuar fare për këtë çështje.

Postimi i Krasniqit në Facebook:

NE NUK MUND TË JEMI MIQ ME ASNJË TJETËR NËSE NUK JEMI E MIRA E VETËS
Shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve (sidomos atyre të zëshmeve të sotëm), në këto momente me duhet t’ua tregoj një urti të shqiptarëve të urtë, që pushtuesit i kishin lënë pa shkollë në gjuhën e mëmës, e cila thotë:
“Kush bie në shtrat me fëmijë, zgjohet i lagur”!
Ne dhe ju miq, kemi kohë që jemi ne një shtrat me fëmijë. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe në rastin tonë!
Kësaj radhe kaq për zhvillimet e papritshme të natës se sotshme!
Po të dëgjonin me kohë, fëmijët e natës se sotme, JO-JA do bëhej me kohë!
Dikush duhet të jep përgjegjësi, pse Jo-ja nuk u tha kur ishte koha!
Atëherë do mbrohej Kosova! Sonte po mbrohen pak individë që i lidhë gjithçka tjetër, veç jo kurrë interesi kombëtar!
Gjërat e pa matura shtatë herë, nuk besoj që dalin mirë! Kështu thotë i urti populli im!
Unë e respektoj urtinë e popullit tim.
Kur ishte interesi i Kosovës. NISMA ishte kundër!
Interesa individësh nuk mbrojmë ne dem te Kosovës!
P.S.
Qëndrimet e deputetëve të NISMES, në ketë situatë janë krejtësisht mbi bindjet individuale!
Nisma në organet e veta nuk ka diskutuar për këtë çështje.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)