Amerikani Richard Wol, 47 vjeçar, nga Vernoni i New Jersey, ka fituar lotarinë prej 533 milionë dollarësh, në barazimin e marsit të “Mega Millions”.
Ky është fituesi më i madh i kësaj lotarie i të gjitha kohërave në New Jersey.
Sipas AP-së, fillimisht ai nuk u besonte syve të tij dhe kur nëna e tij e thirri atë për ta informuar se një zotëri e kishte fituar çmim e parë nga vendi i tij, ai tha “nuk jam unë”.
COMMENTS