​Sa i pafat Messi, e ka goditur shtyllën 7 herë në 9 ndeshjet e fundit

​Sa i pafat Messi, e ka goditur shtyllën 7 herë në 9 ndeshjet e fundit

Challandes shfaqet diplomatik, por një mbrojtës sjell “sherrin” me Shqipërinë e Zvicrën

Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, mbeti i zhgënjyer përsëri pas ndeshjes kundër Athletic Bilbaos, ku përveç pikëve të humbura, Messit iu mohua një gol nga shtylla e portës.

Çuditërisht, është herë e shtatë në nëntë ndeshje të këtij sezoni që kjo gjë i ka ndodhur Messit. Gjatë shtatë ndeshjeve të La Ligës, Superkupës së Spanjës dhe një ndeshjeje të Ligës së Kampionëve, Messi e ka goditur shtyllën e kundërshtarëve plot shtatë herë.

Tani, shtyllat e portës janë bërë aleatët më të mirë të portierëve, të cilët janë të ngarkuar me përgjegjësinë e ndaljes së topave të gjuajtur nga dhjetëshi i klubit katalonas.

Kjo gjë kishte filluar në ndeshjen e Superkupës së Spanjës, të cilën Barcelona e kishte fituar me rezultat 2-1. Në atë ndeshje, argjentinasit iu mohua një gol nga shtylla e portës së Sevillas, megjithatë Gerard Pique e shfrytëzoi rastin dhe shënoi pasi topi u kthye te ai.

Për më tepër, shtylla ia ndaloi topat e gjuajtur nga ai dy herë në ndeshjen kundër Alavesit, një herë kundër Huescas, një herë në ndeshjen e barazuar kundër Gironas dhe një herë në ndeshjen e humbur kundër Levanes. Kjo gjë u përsërit edhe në ndeshjen e fundit, kundër Athletic Bilbaos, e cila përfundoi me rezultat 1-1. Express

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)