​Solskjaer: Mourinho përdorte taktika të marra

​Solskjaer: Mourinho përdorte taktika të marra

Edi Rama u takua me Ronaldon, portugezi ia bëri këtë befasi (FOTO)

Trajneri i ri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, i ka përqeshur taktikat që i përdorte para tij Jose Mourinho, duke thënë se ato ishin taktika të marra, gjatë një bisede me ish-bashkëlojtarin e tij, Teddy Sheringhamin.

Jose Mourinho u shkarkua nga pozita e trajnerit të Manchester Unitedit më 18 dhjetor të vitit të kaluar për shkak të rezultateve dhe paraqitjeve të dobëta të skuadrës së tij deri atëherë, transmeton Gazeta Express.

Në vend të tij, vetëm 24 orë më vonë, u emërua ish-sulmuesi legjendar i klubit, Solskjaer, i cili do të jetë trajner i skuadrës angleze deri në fund të këtij sezoni, kur pritet të kthehet te klubi të cilin e drejtonte më herët, Molde nga Norvegjia.

Përderisa me Mourinhon dukej se sezoni kishte marrë fund për Manchester Unitedit, tani djelmoshat e Solskjaer kanë marrë më shumë vetëbesim për shkak se që nga emërimi i trajnerit të ri, ata i kanë fituar të gjitha ndeshjet e zhvilluara, gjithsej gjashtë.

Solskjaer i ka dhënë më shumë liri lojtarëve të tij, të cilët janë duke e shijuar futbollit përsëri dhe kanë arritur t’i shënojnë plot 17 gola në vetëm gjashtë ndeshje. Norvegjezi ka arritur ta përmirësojë skuadrën e “Djajve të kuq” edhe në fazën e mbrojtjes, pasi që klubi anglez e ka mbajtur portën e paprekur në dy ndeshjet e fundit.

E përditshmja angleze, The Mirror, raporton se ish-bashkëlojtari i Solskjaer në Manchester United, Sheringham, e kishte pyetur norvegjezin se çfarë duhet të ndryshojë për ta përmirësuar situatën brenda klubit.

“Gjëja e parë që duhet të bëj është të buzëqesh sa të jem këtu sepse sapo të përfundoj kjo periudhe, do të më marr malli për të. Pastaj, ka të bëjë me sulmin, me shpejtësinë, me fuqinë. E di se ne të dy nuk ishin më të shpejtit në skuadër, mirëpo sulmonim prapëseprapë”, i ishte përgjigjur Solskjaer. 

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)