10.05% kanë votuar deri në orën 11

10.05% kanë votuar deri në orën 11

Ndodh në Lipjan: Gjendet shishja e Coca-Colës e viteve të 80-ta

Mbi 182 mijë 40 votues kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar deri në orën 11. Kështu ka njoftuar kryetarja e Komisionit qendror të zgjedhjeve, Valdete Daka.

Kjo dalje është rreth 2% më e vogël sesa zgjedhjet e 2013-tës, njoftoi Daka në konferencën e dytë për shtyp.

Ajo arsyetoi ngatërresën me vula në komunën e Decanit, duke thënë se komisionerët janë njerëz dhe mund të gabojnë.

Ndërkaq nuk pati informata për incidentin e raportuar në Kllokot, ku komisionerët janë përleshur dhe është thyer kutia e votimit.

Për votimin e kreut të LDK-së Isa Mustafa, i cili përdori ID-në e Universitetit të Prishtinës për t’u identifikuar, tha se është përgjegjësi e këshillit të vendvotimit për aplikimin e ligjit të zgjedhjeve.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)