10 shtetet me pasaportat më të fuqishme për vitin 2017

10 shtetet me pasaportat më të fuqishme për vitin 2017

Pas deklaratës së Naim Abazit për Halil Kastratin, gazetari lipjanas ka dy fjalë për të thënë!

‘Arton Capital’, përmes analizave të ndryshme, nga gjithsej 193 shtete e ka vendosur Singaporin në maje të listës sa i përket shteteve me pasaportat më të fuqishme për vitin 2017.

Dhe, sipas CNN, është hera e parë që një shtet aziatik ka marrë një notë kaq të lartë.

“Singapori vazhdimisht e ka rritur fuqinë e pasaportës qysh kur është bërë shtet i pavarur në vitin 1965. Kjo për shkak të politikave të mira dhe diplomacisë së shkëlqyer”, ka treguar Philippe May, transmeton Telegrafi.

Pas Singaporit, Gjermania renditet e dyta, e kjo do të thotë se miqtë tanë nga Gjermania kanë qasje pa viza në gjithsej 158 shtete, krahasuar me Singaporin që ka qasje në 159 shtete. Distancë mjaft e ngushtë mes këtyre dyjave!

Sa i përket Amerikës, qysh nga zgjedhja e Trumpit për president, pasaportat e qytetarëve të SHBA-së janë dobësuar shumë, dhe Amerika nuk është as në top 5-shën e shteteve me pasaportat më të fuqishme në botë.

Sidoqoftë, kjo është lista me 10 pasaportat më të fuqishme për vitin 2017, dhe numri i shteteve në të cilat kanë të drejtë lëvizje pa viza:

1. Singapori: 159

2. Gjermania: 158

3. Suedia, Koreja e Jugut: 157

4. Danimarka, Finlanda, Italia, Franca, Spanja, Norvegjia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar: 156

5. Luksemburgu, Zvicra, Holanda, Belgjika, Austria, Portugalia: 155

6. Malajzia, Irlanda, Kanada, SHBA: 154

7. Australia, Greqia, Zelanda e Re: 153

8. Malta, Republika Çeke, Islanda: 152

9. Hungaria: 150

10. Sllovenia, Sllovakia, Polonia, Lituania, Letonia: 149.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)