Blerim Duriqi – Jeton Gashit: Ke marrë 1.000 euro pagë, e largove klubin nga liga

Blerim Duriqi – Jeton Gashit: Ke marrë 1.000 euro pagë, e largove klubin nga liga

PDK e Lipjanit akuzon Imri Ahmetin: Lipjani pa ndriqim publik në shumë lagje të qytetit

Kryetari aktual i KF Ulpiana, Blerim Duriqi, ka reaguar dhe sqaruar ndaj komenteve të fundit të opinionit rreth gjendjes në klubin që drejton, njofton Ulpianapress.

Por, ajo që bie në sy është më shumë reagimi ashpër i tij ndaj ish-trajnerit Jeton Gashi. Ai e ka akuzuar Gashin se derisa merrte 1.000 euro pagë e kishte larguar klubin nga Liga e Parë dhe nuk e kishe dërguar aty ku premtonte.

Letra e plotë reaguese e Duriqit:

”Sqarim i rrethanave te klubit Ulpiana 1926
Shume te nderuar ne kete rast te interesuar
Per ecjen para te klubit te qytetit te Lipjanit, pas shkrimit ne Ulpianapress verejta disa reagime te ndryshme. Me duhet te them se, nuk ishin njezeshem por ishin te ndryshme gje qe me jep pershtypjen se te interesuarit nuk jane te informuar mjaftueshem dhe kete e deshmoje une vet sepse deri me sot asnjeri nuk ishte i gatshem te vinte ne zyre te klubit e te shprehte pakenaqesite e tij apo ndoshta me mire ti shprehte mundesite e tij kontribuese.
Kur lexoj komentet e disave si psh te ish trajnerit Jeton Gashi qe kishte privilegjin ta shoh klubin per se afermi 2 muaj afersisht, dhe tash kritikon kryesine gjegjesisht perfshine ketu edhe mua, e ne anen tjeter pranoi hiq me pak se 1000 euro page dhe nuk ishte ne gjendje t’a fitoj lojen me Kiken duke humbur poziten dhe zbritjen ne ligen e dyte, me vjen aq keq sa mund t’i them veq rri mrapa dhe vezhgo sepse ishte vet ai qe me kembengulje premtonte qe do t’a ngriste poziten e klubit ne krye te tabeles.
Lajmi ne Ulpianapress se nuk ndalen doreheqjet te Ulpiana, Ylli Jashari ishte kthy vullnetarisht pa u emeruar zyrtarisht dhe doreheqja e tij eshte per t’u lavderuar dhe shembulli me i mire i nje qytetari te kulturuar. Sepse Ylli gezon rrespekt ne Lipjan dhe gjestin e tij e konsideroj shume me vend duke pas parasyshe etiketimet qe te japin edhe pse ishte vullnetar. Doreheqja e trajnerit Enver (konsideroj une) percjellte me shume mesazhin, keshtu me te vertet nuk eshte FER, klubi Ulpiana meriton dinjitet, njerez qe i afrohen jo qe rrijne larg dhe mbi te gjitha ishte shkruar ne shqip.
Komentet e tjera jane aq irelevante sa qe as nuk ndihmojne as nuk munden me ndiku tek une, them tek une sepse momentalisht por edhe nga fillimi ate qe kam premtuar e kam trefishu e per kenaqesine e kritikuesit sapo shperndava 1600 euro lojtareve ne prani te trajnerit Enverit dhe te dy antareve te kryesise Arianit e Fitimit. Te gjithe ata qe mendojne qe klubi nuk e ka gjendjen e mire financiare te lajmrohen dhe te ndihmojne me mjete financiare, me fjale e me komente nga Facebook nuk paguhen lojtaret e as trajneri. Me premtime financiare mbahet klubi dhe ka lezet edhe me shiku ne stadium qe kurr me pare se kishim kete privilegj. Mentor Selmani me qendrim ne Norvegji shprehu gadishmerine aty per aty qe merr persiper te kontribuoj me 2400 euro ne vit. Nehat Dodaj pa u mendu fare dha 200 euro. Vetem te tilla premtime jane me vend, gjitha te tjerat jane fjale boshe tashme edhe te pakuptimta. Me dhan eshte me mire se me marr. Provone
Fakti qe deri sot nuk kemi as me te voglin korrupcion ne klub gje qe çdo qytetar ka te drejte me kontrollu i bene te pakuptimta te gjitha komentet apo pretendimet e disave qe as 1 euro nuk e dhan.
Kam thene edhe ne shkrimin e fundit e them edhe sot, ejani lajmerohuni ne klub dhe premtoni mbeshtetje te arsyeshme sikur une, ballafaqimi me mua eshte i lehte fare.
Klubi nuk eshte peng dhe nese don dikush seriozisht me “marr” klubin le te vjen te takohet me mua.
Psh.: se gjendja financiare nuk eshte e kenaqshme per nje klub si Ulpiana eshte me se evidente. Te gjithe ata qe munden dhe duhet te bejne me shume rrijne ne hije e bejne sehir. Per gjendjen financiare ne klub asnje individ brenda dhe jashte klubit nuk eshte se ka zbulu diçka, qysh qe s’kane mujte me zbulu qe ka edhe keqmenagjime te fondeve. Perkundrazi, sic thote edhe vete Kryetari i Komunes “Ne klub nuk eshte se ka keqmenagjim te fondeve por ka mungese te fondeve”.
Nje klub si Ulpiana ka nevoje per fonde dhe njerez te cilet punojne dhe ia dojne te miren klubit. Jo njerez qe kane qene e kane dhane doreheqje per arsye qe s’jane pagu sa duhet. Ata me se shumti e kritikojne klubin tani, fatkeqesisht.
Asnjeri prej atyre qe kane qene, nuk ka qene ne gjendje te thote e as te kritikoje udheheqjen e klubit sa ishin aty.
Kritika e vetme ne kete rast shkon per ata qe munden dhe nuk japin asgje per klubin e qytetit.
Citoj trajnerin Enver: A ka shpirtbardhe qe i del zot ketij klubi?.
Pres me kenaqesi te interesuarit qe ndajne kontribut financiar me mua sepse edhe nga tatimi jane tashme te liruar.
Kryatari i klubit
Blerim Duriqi”

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)