11-vjeçari gjuan me top bore dhe shkakton aksident me dëme 18.000 euro

11-vjeçari gjuan me top bore dhe shkakton aksident me dëme 18.000 euro

LDK nis përgatitjet për zgjedhje

Një djalosh 11-vjecar në Zvicër ka shkaktuar një aksident jo edhe aq të vogël, e gjith kjo pasi hudhi një top bore.

Të hënën pak para orës 16:30, në rrugën kryesore midis Unterageri dhe Oberageri, ai formoi një top bore dhe e hudhi drejt një kamioni që po kalonte, shkruan Blick, transmeton IndeksOnline.

Shoferi menjëherë preki frenat duke besuar se ai kishte shkelur apo kaluar mbi dicka. Frenimi i vrullshëm bëri që makina mbrapa kamionit të mos ketë kohë të plotë reagimi duke i rënë në pjesën e pasme.

Aksidenti ka shkaktuar dëme prej 20,000 frangash (18,000 euro) shkruan gazeta zvicerane, megjithatë askush nuk u lëndua.

Tutje gazeta shkruan që hedhja e topave të borës ka pasoja ligjore. Përpjeka për të bërë gjëra të tilla te makinat në lëvizje është e dënueshme pasiqë rrezikon trafikun rrugor dhe konsiderohet vepër penale.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)