Haraçi” i përfaqësuesve të mësuesve

Haraçi” i përfaqësuesve të mësuesve

Ku ishte Adem Jashari ditën kur UÇK-ja doli në skenë? /VIDEO

Paralajmëruan greva thuajse çdo muaj.

Shpesh herë edhe u mbyllën dyert e shkollave për nxënësit.

Të gjitha këto u bën me kërkesë të drejtuesve të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës e Teknologjisë.

Kërkesë e tyre është që në emër të kontributit të viteve 1990/91 deri në vitin 1998/99 të mësimdhënësit të marrin para.Kërkesa është për një shtesë prej 63 euro e 75 cent për njërën kategori, e 23.3 euro për tjetrën.

Kështu së paku thuhet në Projektligjin e Statusit të Punëtorëve të Arsimit Shqip të viteve 1990/99, që Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në krye me Shyqiri Bytyqin i ka dërguar Ministrisë së Financave.

Dokument ky që është në procedurat e miratimit në Qeveri, e që zbatimi i tij planifikohet të filloj nga muaji gusht 2018.Në Projektligjin e Statusit të Punëtorëve të Arsimit Shqip të viteve 1990/99, një kopje të së cilit e ka siguruar Infokusi thuhet se në kategorinë e parë hyjnë të gjithë përfitues që kanë shërbyer 5 deri në 10 vite dhe kompensohen me 75 % të pagës bazë në arsimin fillor, duke përfshi pensionin kontributdhënës që është duke u zbatuar, kësaj i shtohet njohja e periudhës 90-99 në shumë mujore prej 63. 75 euro.

E në kategorinë e dytë hyjnë të gjithë përfituesit që kanë shërbyer 1 deri në 5 vite e që kompensohen me 65 % të pagës bazë në arsimin fillore, duke përfshi pensionin kontribut dhënës që është duke u zbatuar, kësaj i shtohet njohja e periudhës 90-99 në shumë mujore prej 23.3 euro. Pensioni i merituar është i vetmi pension që marrin këto kategori , duke u bazuar në paragrafin 1.3 të nenit 7.
E tërë këto shtesa, buxhetit të shtetit do t’i kushtojnë hiq më pak se rreth 25 milionë euro për katër vite.Para këto që aktualisht shteti nuk i posedon.

“Ky projektligj krijon kosto shtesë buxhetore për vitin 2018- 2 milion e 404 mijë e 42 euro e 50 cent, vitin 2019- 6 milionë e 683 mijë e 760 euro, vitin 2020 – 7.434.093 dhe 2021- 8.192.748 euro”, thuhet në opinionin e departamentit të Buxhetit, në kuadër të Ministrisë së Financave lidhur me ndikimet buxhetore të këtij projektligji.Në këtë departament thonë se ky projektligj ka kosto shtesë buxhetore në shumë prej 16 milionë e 757 mijë e 476 euro, e cila shumë nuk është e planifikuar sipas ndarjes buxhetore për vitin 2018 dhe vlerësimeve buxhetore për vitet 2019-2020.Sipas tyre ky Ligj mund të procedohet më tutje vetëm kur ndarjet buxhetore janë të planifikuara me Ligjin e Buxhetit që për momentin nuk janë dhe nuk mund të zbatohet si i tillë.“Departamenti i Buxhetit, shpreh opinionin e vet në lidhje me ndikimet buxhetore të Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqiptar, të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99, sipas të cilit vlerësohet se kemi të bëjmë me një Projektligji i cili pritet të ketë implikime të larta buxhetore për buxhetin e Kosovës, dhe ky Ligj mund të procedohet më tutje vetëm kur ndarjet buxhetore janë të planifikuara me Ligjin e Buxhetit që për momentin nuk janë dhe nuk mund të zbatohet si i tillë”, thuhet në përfundimin që ka dhënë departamenti i Buxhetit.Përveç, kërkesës për realizim të së drejtës në pension dhe beneficione-pensionin shtesë që parashihet me nenin 4 dhe 6, me këtë projektligj parashihet edhe njohja e të drejtës së punës (neni 5), dhe pensionet e trashëgimtarëve.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)