12 mijë raste të fëmijëve të sëmurë në Obliqi shkaku ajrit të ndotur

12 mijë raste të fëmijëve të sëmurë në Obliqi shkaku ajrit të ndotur

Kryetari Ahmeti ngushllon familjen Aliu nga Gadimja me rastin e ndarjes nga jeta të Shqipdonit

Në Qendrën kryesore të Mjekësisë familjare në Obiliq, gjatë vitit 2017 si pasojë e ajrit të ndotur janë regjistruar 12 mijë raste të vizitave mjekësore vetëm nga fëmijët.

Ndërsa 87 mijë është numri i përgjithshëm i rasteve që janë paraqitur në këtë Qendër brenda këtij viti për shkak të ndotjes në nivel të lartë që ka ajri, si pasojë e termocentraleve të KEK-ut.

Sipas mjekëve, pacientët po ballafaqohen me sëmundje të ndryshme si, kanceri i mushkërive, sëmundjet kronike dhe sëmundje të organeve të frymëmarrjes.

Drejtori i QKMF-së Haki Jashari duke folur për Tribuna Channel ka thënë se në krahasim me vitet e kaluara, viti 2017 ka pasur rritje të theksuar të pacienteve.

Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina, ka thënë se sidomos në Termocentralin Kosova B, vlerat e ndotjes janë shumë të larta.

Ai thotë se tejkalimi është enormë gjatë çdo muaji deri në dhjetë fish.Ndërsa Drejtori për Mbrojtjen e Mjedisit në Komunën e Obiliqit, Arben Berisha vlerëson se gjendja mjedisore në këtë komunë nuk është aspak e mirë, por shpreson se me implementimin e Ligjit për Obiliqin gjendja do përmirësohet dhe kjo komunë do ketë beneficione.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përmes Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit, ka paraparë që në vitin e ardhshëm do të merren masa drastike, dhe që qymyri do të ndalohet fare për shfrytëzim.Por deri atëherë banorët e kësaj ane do të ballafaqohen me probleme të ndryshme shëndetësore.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)